Vizioni im për Shkupin është një qytet që krijon mundësi, veçanërisht për të rinjtë. Prandaj, si kandidate për kryetare komune, kam një plan të qartë për qendra rinore, hapësira moderne urbane, ku të rinjtë do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në kompani, trajnime, mentorë dhe mbështetje financiare për idetë e tyre. Qendra rinore duke ndjekur shembullin e metropoleve të mëdha botërore, tha kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit nga LSDM dhe koalicioni, Kaja Shukova.
Sipas saj, Qyteti i Shkupit po hap qendra rinore që do t’i lidhë të rinjtë me kompanitë që kërkojnë njerëz për punë. Ato do të mbanin trajnime dhe testime për t’i orientuar të rinjtë, për zgjedhjen e saktë të arsimit të mesëm dhe të lartë dhe gjithashtu do të bashkëpunonin me Agjencinë për punësim dhe Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik.
“Këto qendra do të ofrojnë gjithashtu mbështetje modeste financiare për planet e biznesit të vizitorëve të tyre, do të shërbejnë edhe si një lidhje midis të rinjve dhe investitorëve për të lehtësuar rrugën drejt suksesit në biznes. Në këto qendra, ne gjithashtu ofrojmë lidhje me kompani që kërkojnë kuadër të ri, këshillim mbi arsimin dhe karrierën, trajnime në aftësitë digjitale, sipërmarrje dhe zhvillimin personal, mbështetje financiare dhe mentoruese për sipërmarrësit e rinj”, theksoi mes tjerash Shukova.
Shtoi se planifikohet ndërtimi i një garazhi në kate “Beko”, ambiente të lira komerciale dhe afariste në ndërtesën “Kulla ushtarake” pranë stacionit të ri hekurudhor në Aerodrom, kati përdhes dhe bodrum si ambiente në pronësi të qytetit.
Ajo konsideron se me këto masa, Shkupi krijon bazë për një qytet që mban të rinjtë, hap vende pune cilësore dhe investon në dije dhe të ardhmen.