E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Siljanovska Davkova në Forumin paqësor të Parisit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila e cila po merr pjesë në Forumin e tetë paqësor të Parisit, pret diskutime që do të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave më urgjente globale.

“Është nder të jem pjesë e hapjes së Forumit paqësor të Parisit i cili këtë vit mbahet në temën “Koalicione të reja për paqen, njerëzit dhe planetin”. Pres diskutime të frytshme që do të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave më urgjente globale: paqen dhe sigurinë, ndryshimet klimatike, transformimin digjital, kohezionin social”, shkroi presidentja Siljanovska Davkova në profilin e tij në Fejsbuk.

 

Siç informuan më herët nga kabineti i saj, Siljanovska Davkova do të flasë në sesionin “Rëndësia e bashkëpunimit rajonal në Ballkan për gjeneratat e ardhshme” në të cilën do të diskutojë se si një bashkëpunim më i thellë rajonal mund të krijojë mundësi konkrete për të rinjtë përmes investimeve të përbashkëta në arsim, mobilizim, inovacione dhe përfshirje sociale.

Në sesion do të shqyrtohen edhe çështja si angazhimi i të rinjëve, mund të bëhet shtyllë në rinovimin demokratik dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

 

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në darkën e cila për nderë të mysafirëve të lartë të Forumit paqësor të Parisit, do ta organizojë presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Forumi paqësor i Parisit i themeluar në vitin 2018 është platformë ndërkombëtare për avancimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm