Sinner, Djokovic e Sabalenka shkojnë në raundin e tretë të Wimbledon

Ka nisur raundi i dytë i grand slam të Wimbledon. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Nuno Borges.

Një biletë për në raundin e tretë siguron edhe serbi Novak Djokovic, që mundi po 3-0 Stefanos Tsitsipas. Pa probleme avancon më tej edhe kanadezi Felis Auger Aliassime.

Fitore me përmbysje e rusit Daniil Medvedev, që mundi 3-1 Daniel Aguilar, ndërkohë që më tej kualifikohen edhe italiani Flavio Cobolli, amerikani Tommy Paul e hungarezi Hubert Hurkacz.

Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 ndaj McCartney Kessler. Po 2-0 fitoi edhe tenistja japoneze Naomi Osaka, ndërsa amerikania Coco Gauff mundi 2-1 Solana Sierra.

Në raundin e tretë shkon edhe tenistja tjetër amerikane Jessica Pegula, ndërkohë që spikat eliminimi i ruses Mirra Andreeva. Fituesja e Roland Garros u mund 2-1 nga Barbora Krejcikova.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm