Sonte baleti “Piter Pan” për fëmijë

Në skenën e Operës dhe Baletit sonte (e premte) do të shfaqet baleti për fëmijë “Piter Pan”. Me koreografinë e Xhejms Amarit nga Franca,  skenografi dhe kostumet të Zoran Kostovskit dhe Marija Pupuçevskës, shfaqja do të luhet nga solistët dhe Ansambli i baletit të OBN.

Shfaqja magjeps publikun më të ri me muzikën, kostumet dhe peizazhet e saj të bukura kurse fëmijët e ndjekin me shumë entuziazëm. Fëmijëria e shkujdesur e Piter Panit, i cili nuk dëshiron të rritet kurrë, do t’u kujtojë shikuesve më të vegjël rëndësinë e imagjinatës dhe lirisë”, thuhet në njoftimin e OBN. Tregimi i “djaloshit që nuk do të rritet” është një nga historitë më të suksesshme dhe më të njohura për fëmijë të të gjitha kohërave, e treguar për brezat e fëmijëve.

“Piter Pan”, personazh i krijuar nga shkrimtari dhe dramaturgu skocez Xh. M. Beri mahnit si të rinjtë edhe të moshuarit me historinë e tij aventureske, në të cilën heroi kryesor jeton në ishullin magjik të Askundit si udhëheqës i bandës së tij të “Djemve të humbur” së bashku me sirenat, zanat dhe piratët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm