E shtunë, 1 Nëntor, 2025
13.8 C
Skopje

Sot mbahen Zgjedhjet Lokale në Kosovë, deri më tani kanë votuar 7.7 % e qytetarëve

Që nga ora 7 e mëngjeist janë hapur të gjitha votimet dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi serioze.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ne lidhje me refuzimin e akreditimeve për disa medie (RTS dhe Tnjug), anëtari i KQZ Sami Kurteshi ka saktësuar se kjo gjë është bërë për shkak se në kërkesat e tyre ka pasur parregullsi dhe në disa raste kërkesat nuk njihnin shtetin e Kosovës.

Sipas të dhënave preliminare të përpunuara nga rreth 94% e vendvotimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar 158,691 qytetarë, apo 7.84% e numrit të përgjithshëm të votuesve, që është 2,025,105.

Krerët e shtetit, presidentja Osmani, kryeminitsri Kurti kanë hedhur votën e tyre në Prishtinë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha kryeministri Kurti. Aii i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Rreth 27 mjë të rinj votojnë për herë të parë në Kosovë.Përditësohen të dhënat: 7.7% e qytetarëve kanë votuar deri tash, këto janë përqindjet për secilën komunë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë dhe asamblistë.

Deri në ora 11:00, 7.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.

Me përqindje prijnë Mamusha, Zveçani e Ranillugu.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm