Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të ankohen prej 1 tetorit e deri më 10 tetor në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, nëse nuk janë përfshirë në listën e studentëve të pranuar.
“Studentët do të mund të ankohen në konviktin studentor ku kanë aplikuar për strehim. Afati për dorëzimin e ankesave është prej 1 tetorit e deri më 7 tetor”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Ministria sot (29 shtator) ka publikuar rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të vitit të parë në konviktet studentore private dhe shtetërore.
Studentët e vitit të parë prej 10 shtatorit e deri më 17 shtator kishin mundësi të aplikojnë për strehim në konviktet e vendit.
Ndërkohë, Kuvendi Studentor i Universitetit Kirili dhe Metodi shprehu shqetësim për kushtet e pafavorshme dhe organizimin e dobët të procesit të vendosjes në konviktet studentore. Problemet më të mëdha u vunë re në konviktet “Goce Dellçev” dhe “Pellagonija”, ku disa studentë pritën më shumë se 12 orë nga mbledhja e dokumenteve deri në marrjen e një dhome. (Portalb)