Të martën mbrëma në ora 20:10 në rrugën “146” në Tetovë, policia ka arrestuar personin F.A. (28) nga Tetova.
Paraprakisht, në ora 19:25, vëllai i tij Sh.A. (35) ka denoncuar se rreth orës 16:30 në shtëpinë e tyre familjare, pas një zënke të mëparshme verbale mes nënës së tyre dhe bashkëshortes së denoncuesit N.A., i denoncuari F.A. e ka sulmuar fizikisht nusen duke e goditur me grusht dhe duke e tërhequr për flokë. Kur denoncuesi ka tentuar t’i ndajë, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht edhe atë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës.




