E shtunë, 1 Nëntor, 2025
13.8 C
Skopje

Taravari: Do fitojmë 3 me 1, më pas faturën do ja dërgojmë Mickoskit

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar

Ai tha se në këto zgjedhje janë bërë bashkë, për shkak se brenga e tij personale ka qenë rruga evropiane e vendit.

“Ne ngecëm këtu, fatkeqësisht jemi duke u larguar nga ajo rrugë. Shqipëria hapëron para, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa Maqedonia ngec. E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari.

Taravari tha se në këtë raste fatura duhet t’i dërgohet Mickoskit, dhe t’i thuhet se ky është vullneti i shqiptarëve.

“Pas 19 tetorit mendoj se duhet t’i ftojmë edhe vëllezërit tonë të VLEN-it. Disa prej tyre do të shkrihen në VMRO, këtë e di, por disa prej atyre, që tash janë duke menduar që pas zgjedhjeve t’i bashkëngjiten kësaj aleancë”, shtoi më tej Taravari.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm