Tension i paprecedentë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Netanyahut

Qindra palestinezë në të gjithë veriun e Rripit të Gazës të arrestuar nga ushtria izraelite, të ndarë familjet, burra të zhveshur me të brendshme që më pas dërgohen në një kamp paraburgimi në plazh. Aty kalojnë orë të tëra, në disa raste edhe ditë, të nënshtruar nga uria dhe i ftohti. Palestinezët e arrestuar në qytetin e shkatërruar të Beit Lahiya, thanë se në kamp qëndronin të prangosur, me sytë e lidhur. Disa thanë se u dërguan në kamp në një vend të panjohur, pothuajse të zhveshur dhe me pak ujë. Del në pah tani një taktikë që po përdoret gjithnjë e më shpejt nga ushtria izraelite në ofensivën tokësore në Gaza.

Dalja në dritë e këtyre skenave po shqetëson Shtëpinë e Bardhë dhe CNN-i raportoi për tensione të paprecedentë midis me kryeministrin Benjamin Netanyahut. Burimet thonë se veprimet e Izraelit po i shkaktojnë kosto politike presidentit Joe Biden për qëndrimin pranë Izraelit.

Presidenti turk Rexhep Erdogan dhe presidenti amerikan Joe Biden biseduan në telefon. Gjatë telefonatës, presidenti Erdogan kërkoi që tragjedia humanitare në Gaza duhet të ndalet menjëherë dhe se tërheqja e mbështetjes pakushtëzuar ndaj Izraelit mund të sjellë shpejt një armëpushim. Kjo kërkesë është bërë më e zhurmshme ditët e fundit dhe se është përgjegjësi historike e Shteteve të Bashkuara që të sigurojnë armëpushim të përhershëm në rajon sa më shpejt të jetë e mundur. Në Izrael presidenti Biden dërgoi këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare Jake Sullivan. Por Izraeli nuk tundet. Kryeministri Benjamin Netanyahu i tha Sullivan-it se do të vazhdojë luftën e tij kundër Hamasit “deri në fitore absolute”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm