E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Terminali në Jazhincë, jetik për biznesin

Tetovë, 10 nëntor – Sektori i biznesit vazhdon të insistojnë në hapjen e Terminalit në pikën kufitare në Jazhincë. Kjo kërkesë, madje i është adresuar edhe ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Nebi Hoxha, hapja e këtij terminali është nevojë imanente e kohës. Ai tha se ky terminal do të ishte në të mirë të biznesit. “Terminali në Jazhincë është nevojë e biznesit të Pollogut, duke e ditur se në këtë zonë funksionojnë diku rreth 11.000 kompani, nga të cilat më shumë se gjysma e tyre janë edhe eksportues dhe njëkohësisht e dimë se edhe Kosova është destinacioni kryesorë për produktet e tyre të këtyre kompanive, prandaj një terminal i tillë doganor do të mundësonte që produktet të jenë më të lira dhe më konkurruese në treg dhe ky terminal do të ishte një lehtësim shumë i madh dhe një benefit edhe për anën tjetër të Kosovës. Maqedonia ndaj Kosovës është në suficit të këmbimeve të mallrave diku 3 me 1 dhe mendojmë që hapja e një terminali doganor do ta rrisë edhe më tepër këtë suficit në interes të Maqedonisë”, deklaroi Hoxha. Në ndërkohë, ambasadori i Kosovë, Ylber Hysa, është shprehur i gatshëm që këtë kërkesë ta përcjellë deri tek autoritetet e Kosovës.“Ky korridor në këtë rajon, për të cilin mund të flas me kompetencë se e kam origjinën nga këto rajone kufitare, është korridor që përcjell logjikën natyrore, gjeografike pse jo edhe shoqërore ekonomike. Ne duhet të punojmë së bashku që ta funksionalizojmë dhe mund t’ju them publikisht… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm