E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Thaçi në Pressing: Kriza mund të bëhet etnike nëse Qeveria refuzon ndryshimin e Kushtetutës

I ftuar sonte në Pressing kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi  tha se nëse qeveria e tanishme në Maqedoninë e Veriut do të refuzojë t’i qaset ndryshimit të Kushtetutës pas këtyre zgjedhjeve, atëherë vendi do të jetë në një krizë të rëndë politike.

Thaçi tha se kriza mund të bëhet etnike.

“Do të ketë krizë të rëndë politike, nëse qeveria e tanishme refuzon që pas këtyre të zgjedhjeve t’i qaset ndryshimit të Kushtetutes, do të ketë krizë të rëndë politike. Maqedonia as vet nuk e kupton se si rrëshqet kriza, e bëhet etnike”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse kjo krizë thellohet, atëherë nuk do të kenë mundësi as të mendojmë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kriza etnike mund të jetë me probleme shumë të mëdhaja, kur të thellohet kjo krizë, nuk do të mendojmë për zgjedhje. Pasi zgjedhjet në këtë rast do të jenë si zgjidhja e fundit teknike e këtij problemi, që është shumë dëshpëruese për BDI dhe VLEN’in, por këto janë parashikime që do të mendojnë se do të jenë të sakta”, tha ai. (Express)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm