Gjashtë tifozë të klubit të futbollit Sileks do të marrin padi për kundërvajtje pasi, sipas policisë, ata thirrën slogane ofenduese në një ndeshje në Kratovë kundër ekipit Shkupi.
“Më 10.11.2025 në stadiumin në Kratovë, gjatë ndeshjes së futbollit midis KF “Sileks” nga Kratova dhe KF “Shkupi” nga Shkupi, oficerët e policisë nga SP Kratovë kanë konstatuar shkelje të Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Padenjë në Ndeshjet Sportive. Konkretisht, gjatë dhe pas ndeshjes, është konstatuar se S.Ç. (31), S.D. (28), D.I. (29), M.T. (28), S.P. (27) dhe T.K. (45), të gjithë nga Kratova, janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme dhe kanë bërtitur mesazhe dhe thirrje me përmbajtje fyese. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.




