TikTok konkurron Google Maps, çfarë mund të kërkojnë përdoruesit

TikTok vazhdon të ndërtojë më mirë sektorin e kërkimit dhe tani po shfaq rishikimet në hapësirën e komenteve të videove për vende të përzgjedhura. Opsioni i ri duket se është një test dhe eliminon nevojën për të kërkuar në Google nëse shihni videon e një vendi dhe doni të dini më shumë informacione rreth tij. Sipas TechCrunch, përdoruesit që kanë akses në këtë opsion u shfaqet seksioni “Reviews” nëse hapin komentet e videos.

Shembull: Nëse ju del një video nga Parku Qendror në Nju-Jork ku përdoruesi ka etiketuar vendin, do të shihni vlerësimin me yje, shkrimet rreth tij dhe fotot që mund të jenë ngarkuar.

Mund të klikoni edhe emrin e një personi që ka shkruar për të parë profilin e tyre në TikTok. Edhe pse për disa përdorues kjo risi është e mirëpritur, të tjerë mendojnë që e ngarkon shumë përdoruesin që thjesht sheh video. Lëvizja e re e TikTok tregon që platforma dëshiron të zgjerohet dhe të konkurrojë me Google. Nuk është e qartë nëse Reviews do të përhapet më shumë, pasi kompania ka refuzuar të komentojë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm