E martë, 30 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Tirana nikoqire e forumit të parë të investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Tirana do të jetë nikoqire  e Forumit të parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, të mbështetur nga Komisioni Evropian, i cili do të mbahet më 13 dhe 14 tetor.

Forumi ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe vendet-anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

“Mbajtja  e Forumit paraqet një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Ai ofron mundësi për të tërhequr investime të huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke promovuar kështu zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon”, raportuan mediat.

I mbështetur nga Komisioni Evropian, ky samit është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për promovimin e integrimit rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë rajonin.

Ky forum investimi shërben si një platformë strategjike për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, për të tërhequr investime të huaja direkte dhe për të përshpejtuar integrimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian, që do të kenë dobi edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet-anëtare të BE-së dhe kompanitë evropiane.

Duke nxitur dialogun midis investitorëve, politikëbërësve dhe liderët e biznesit, ky forum në Tiranë do të tregojë se si mundësitë kryesore të investimit mund të katalizojnë rritjen, të thellojnë integrimin e tregut dhe të sigurojnë të ardhmen e Evropës si një bllok konkurrues, rezistues dhe i bashkuar.

Gjithashtu, do të përbllet  me sfidat kritike siç janë barrierat rregullatore, kufizimet e financimit dhe pasiguritë gjeopolitike që mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik rajonal.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm