E martë, 5 Nëntor, 2024
4.8 C
Skopje

Topuria mbetet i pamposhtur në kafaz dhe mbron titullin kampion bote

Luftëtari gjeorgjian Ilia Topuria mbrojti titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg). Në eventin UFC-308, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Abu Dhabi, ai mundi me KO në raundin e tretë rivalin amerikan Max Holloway.

Një sfidë që pritej me interes, pasi të dy luftëtarët kishin treguar formë të mirë në sfidat e fundit. Gjithsesi, Topuria mbetet i pamposhtur në kafaz (16 fitore, 0 humbje), duke mbrojtur për herë të parë titullin kampion në këtë Divizion.

Topuria tregoi epërsi në kafaz thuajse përgjatë gjithë kohës, ndërkohë që Holloway (26 fitore e 8 humbje), nuk arriti të shfrytëzojë përvojën e tij. Edhe pse kishte fituar tri duelet e fundit, amerikani nuk arriti të përballojë ritmin e Topuria.

Grushtet e gjeorgjianit bënë diferencën, pasi hodhën në tapet Holloway, që nuk ishte në gjendje të reagonte dhe mbeti i gjakosur i shtrirë. Kjo është humbja e tij e parë me KO në kafaz. Topuria tregoi një përgatitje më të mirë dhe e meritoi fitoren, ndërsa Holloway dështoi të rikthehej kampion bote.

Në peshën e mesme, rusi Khamzat Chimaev (16 fitore, 0 humbje) mundi neo-zalandezin Robert Whittaker (26 fiore, 8 humbje) me “submision” në raundin e parë. Një sfidë tjetër interesante mes dy kampionësh, por Chimaev arriti të befasojë Whittaker, duke e mbyllur shumë shpejt sfidën.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm