Dronë të Drejtorisë kryesore për zbulim (GUR) të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes e sulmuan fabrikën për helium në Orenburg, objekti i vetëm i këtij lloji në Rusi, deklaruan sot burime nga Shërbimi për siguri shtetërore për Ukrinform
Fabrika prodhon helium, komponent kyç për industrinë raketore, hapësinore dhe të aviacionit, me kapacitet vjetor për përpunimin e rreth 15 miliardë metra kub të gazit natyror.
Banorët lokal paraqitën fluturime të dronëve dhe shpërthime në afërsi të fabrikës, ndërsa autoritetet mbyllën një pjesë të autostradës federale M-5 “Ural” në afërsi të lagjeve Perevolecke dhe Holodin Kljuçi.
GUR deklaroi se qëllimi i sulmit është drejtpërdrejt i lidhur me sulmin rus ndaj Ukrainës dhe paraqet një prej objekteve kyçe të kompleksit ushtarak-industrial rus.
(1) In Rusland staan de Monocrystal JSC-fabriek en de Neptune-fabriek in brand als gevolg van een droneaanval, — Russische media #Ukraine #UkraineCrisis #UkraineWar #StopPutin #StopRussianAggression #WarCrimes #CrimesOfWar #PutinWarCriminal pic.twitter.com/m5g1KnA6lQ
— 🅺🆁🅾🅾🅽𝟙𝟚𝟝 ♕𝟙𝟚𝟝 © (@Kroon125) August 12, 2025