Institucionet në Republikën e Maqedonisë kanë afat deri më 3 tetor. Më nuk do të ketë marshe të qeta, por protesta dhe bllokada. Këtë e deklaruan prindërit e personave që e humbën jetën në zjarrin në diskotenën në Koçan nga “Marshi i 2-të për egjëjt”.
Prindërit e viktimave në zjarr kërkuan përgjigje nga organet gjyqësore, të cilët në qoftë se nuk i marrin ditëve të ardhshme, do të shkaktojnë protesta dhe bllokada serioze nëpër gjithë vendin.
Shoqata civile “16 mars 2025 Koçan” përkujtoi se marshet u dedikohen 62 engjëjve të tyre, jetët e të cilëve u ndërprenë më 16 mars të vitit 2025.
“Ky marsh ëstë simbol i unitetit, dinjitetit dhe zë që kërkon përgjegjësi. Ua kushtojmë engjëjve që asnjëherë nuk do të harrohen dhe betejës për të vërtetën që ua kemi borxh”, thuhet në kumtesë.
Marshi sot filloi nga Parku i revolucionit, ka kaluar para Qendrës tregtare dhe ndërtesës së Komunës së Koçanit. Pastaj vazhdoi deri te Drejtoria tatimore me pauzë të shkurtër tek qakorja, pas çka kolona ka vazhduar deri te stacioni policor. Pastaj nga atje ka vazhduar deri te Gjykata Themelore dhe Prokuroria, duke u kthyer në Parkun e revolucionit.
Aktakuza për zjarrin në kabarenë e ashtuquajtur “Pulse” në Koçani u ngrit pothuajse tre muaj pas tragjedisë, më 13 qershor. Janë akuzuar gjithsej 34 individë dhe tre persona juridikë. (Portalb.mk)