E premte, 3 Tetor, 2025
3.8 C
Skopje

UNICEF: Numri i fëmijëve të vrarë dhe të lënduar në Liban ka arritur një nivel alarmant

Numri i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur në Liban që nga fillimi i bombardimeve masive izraelite ka arritur një nivel të frikshëm, kumtoi sot UNICEF-i dhe bëri thirrje për deeskalim të menjëhershëm të konfliktit

 

Sipas të dhënave të autoriteteve libaneze, në afat prej dy ditëve – 23 dhe 24 shtator u vranë 50 fëmijë. Numri i tyre mund të rritet më tej pasi mund të ketë fëmijë nën ndërtesat e shembura të goditura nga sulmet me raketa izraelite, thuhet në kumtesën e UNICEF-it.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Liban, Eduard Begbede tha se sulmet në Liban po vrasin dhe plagosin fëmijë në një shpejtësi alarmante dhe po shkatërrojnë ndjenjën e sigurisë se qindra mijëra fëmijëve në të gjithë vendin.

“Vuajtjet e fëmijëve patjetër duhet të ndalojnë”, shtoi ai, duke bërë thirrje për një depërshkallëzim urgjent.

UNICEF-i theksoi se bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën civile, duke lënë 30.000 persona pa qasje në ujë të pijshëm.

Sipas agjencisë së KB-së, Libani ka kaluar nga një situatë krize në një katastrofë

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm