E hënë, 16 Qershor, 2025
32.8 C
Skopje

Universitet për prodhimin e birrës

 

Prodhimi i birrës është një zeje tradicionale. Por, në Gjermani prodhimi i birrës mund të studiohet edhe në universitet, gjegjësisht në Fraising-Veihenstefan në qendrën studimore të Universitetit të Teknologjisë në Mynih, si edhe në Universitetin Teknologjik në Berlin.

Frank-Jürgen Methner, profesor për teknologjinë e prodhimit të birrës në Universitetin e Berlinit thotë se është pikërisht zhvillimi i teknologjisë së prodhimit të birrës, që ka ndikuar që zeja e prodhimit të birrës të shndërrohet në një drejtim studimi inxhinierik dhe shkencor. Kjo degë fakulteti është interesante edhe për studentët e vendeve të tjera. “Studimi është shumë më thelbësor dhe më i qëndrueshëm se sa në vendet e tjera, prandaj inxhinierët tanë në praktikë mund të orientohen shumë mirë“, thekson Methner. Për shkak të kërkesave të shumta në Berlin, numri i studentëve që hyjnë në këtë fakultet është i kufizuar. Në Vaihenstefan ndërkohë nuk ka ndonjë kufizim në pranimin e studentëve

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm