Autoritetet e Hamasit thonë se të paktën dy të vdekur dhe katër të plagosur në sulmin ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi izraelit në lagjen Sabra, në jug të Qytetit të Gazës, sipas mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.
Raportohet se aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan oborrin e kompleksit mjekësor “Al-Shifa” në qytetin perëndimor të Gazës me tre raketa.
Aeroplanët izraelitë kanë kryer sulme në qytetin e Gazës pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të kryente “sulme të fuqishme” për shkak të një serie shkeljesh të armëpushimit aktual nga militantët palestinez, raporton timesofisrael.




