“Vërshojnë” ofertat për blerjen e TikTok, kërkesa edhe nga OnlyFans

Një kompani e re e themeluar nga Tim Stokely, themeluesi i rrjetit social OnlyFans, ka bashkëpunuar  me  një fondacion kriptomonedhash për të paraqitur një plan ambicioz për blerjen e TikTok nga ByteDance. Sipas New York Post, kërkesa për blerjen është dërguar këtë javë në Shtëpinë e Bardhë nga Zoop kompania e re e Stokely dhe Hbar Foundation që menaxhon kriptomonedhat e rrjetit Hedera. Ndryshe nga OnlyFans që njihet për përmbajtjet për të rritur, Zoop mund të përdoret nga kushdo dhe pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për përdoruesit që postojnë duke i shpërblyer për përfshirjen e ndjekësve.

“Oferta jonë për TikTok nuk është thjesht për ndryshimin e pronësisë, është për të krijuar një model të ri ku ‘creators’ dhe komunitetet e tyre përfitojnë drejtpërdrejt nga vlera që sjellin”, u shpreh bashkëthemelesi i Zoop, RJ Pihllips për Reuters. Partnerët kanë punuar me një grup investitorësh, por Phillips nuk ndau  informacione rreth ofertës apo investitorëve. Të mërkurën, edhe Amazon bëri një ofertë për blerjen e TikTok, raportoi New York Times. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga 170 milionë amerikanë është ende e paqartë. 5 prilli është afati që kompania ByteDance të vendosë të shesë TikTok apo të përballet me ndalimin e tij në SHBA sipas  ligjit të hyrë në fuqi më 19 janar.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm