Video/ Një futbollist në Paraguaj shënoi golin më qesharak e të pabesueshëm

Në divizionit e parë të futbollit paraguaian, ndeshja mes Club Rubio Ñu dhe Club Olimpia dhuroi një episod të destinuar të hyjë ndër kuriozitetet më të pabesueshme të sezonit.

Protagonisti i pavullnetshëm i aksionit ishte sulmuesi Sebastián Ferreira, autor i një goli sa të çuditshëm aq edhe me fat.

Gjithçka ndodhi në minutën e 56-të, kur vetë Ferreira u paraqit në pikën e bardhë për ta gjuajtur një penallti.

Goditja e tij u prit nga portieri i Rubio Ñu, i cili dukej se e kishte shmangur rrezikun.

Megjithatë, aksioni nuk përfundoi aty.

Në topin e kthyer, mbrojtësi Fernando Martínez provoi të ndërhynte për ta larguar topin nga zona e tij.

Goditja e tij, e fortë por e pasaktë, mori një trajektore krejtësisht të paparashikueshme: topi e goditi në fytyrë pikërisht Ferreirën, i cili ndodhej ende pranë zonës pas ekzekutimit të penalltisë.

Topi kështu e ndryshoi drejtim dhe përfundoi ngadalë në rrjetë, duke e shndërruar një penallti të humbur në një gol krejtësisht rastësor.

Një episod surreal: Ferreira festoi i “tronditur”, ndërsa shokët e skuadrës vrapuan ta përqafonin.

Në anën tjetër, Martínez u shfaq plotësisht i pabesueshëm, duke mbuluar fytyrën me fanellë në shenjë frustrimi për një aksion të pafat dhe vendimtar.  (*Express)

 

 

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm