E enjte, 9 Tetor, 2025
15.8 C
Skopje

VLEN: BDI nxit tensione mes fushatës, keqpërdor tragjeditë familjare

VLEN ka reaguar për rastin ku u plagos aktivisti dhe bartësi i listës së AKI-së në Likovë, Zekirija Shaini. Nga ky koalicion theksojnë se oponentët e tyre politikë në krye me BDI-në deshën t’i japin kahje politike dhe duke manipuluar me këtë tragjedi familjare në mes të fushatës zgjedhore

Reagimi i plotë:

VLEN reagon me indinjatën më të thellë për rastin ku u plagos aktivisti dhe bartësi i listës së AKI-së në Likovë, Zekirija Shaini.
Aq më shumë që oponentët politikë në krye me BDI-në deshën t’i japin kahje politike dhe duke manipuluar keq me këtë tragjedi familjare mes fushatës zgjedhore.
Por, rasti doli të jetë problem familjar dhe nuk ka të bëjë fare me politikë. BDI pësoi keq dhe nuk i dolën llogaritë që ta kthejë situatën për vete.
Ata u demantuan edhe nga vetë aktivisti i tyre, Zekirija Shaini, se nuk ka armiqësi politike me askënd, ndaj dhe bien poshtë gjitha pohimet e opozitës për ndonjë atentat politik.
BDI deshi të bëhet hero në hesapet e dikujt tjetër dhe kjo nuk kaloi. Në vend të qetësimit të situatës, po shohim teatër politik të tyre që, si zakonisht, dëshiron të krijojë perceptim se “dikush punon kundër tyre”.
Të ndihmuar edhe nga disa gazetarë mercenarë, të cilët ditë e natë po shpifin ndaj pushtetit, BDI po keqpërdorë edhe problemet e bashkëpartiakëve. Ky është model i vjetër i manipulimit publik, përmes viktimizimit politik, që synon të mbulojë humbjen e elektoratit.
VLEN qëndron qartë në parimin se siguria e qytetarëve është përgjegjësi e institucioneve, jo temë për fushatë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm