E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

VLEN: Prokurori Kocevski është propozim i Grubit dhe Llogës

Nga Koalicioni VLEN, përmes një komunikate në rrjetin social “Facebook”, kanë bërë një reagim ndaj përpjekjeve të disa aktorëve politikë sipas tyre që keqpërdorin tragjedinë kolektive në Koçan në funksion të interesave të tyre politike. Komunikata i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë BDI-së, duke e akuzuar për manipulim të opinionit publik dhe përpjekje për të shkaktuar krizë politike, në një kohë kur, sipas VLEN, kjo parti është në rënie të lirë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme për interesa të ngushta partiake

Reagimi i plotë:

Koalicioni VLEN rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e shprehur publikisht. Nuk duam që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë kolektive në Koçan. Ne nuk duam që asnjë shqiptar, pavarësisht përkatësisë politike, të jetë fajtor për humbje jete njerëzish.

Urojmë sinqerisht që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.

Ashtu siç kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që të zbatohet e njëjta procedurë edhe për tragjeditë kolektive të ndodhura me spitalin modular në Tetovë, aksidentin e “Durmo Tours” dhe atë të “Besa Trans”. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë – ose përndryshe nuk kemi më shtet, por anarki për hir të fitimeve personale! Sa i përket përpjekjeve të Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës për të ndërtuar perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, duam t’ua themi troç: jeni të lexuar si abetare të klasës së parë! Atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike. BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë katastrofë dhe për këtë arsye avokon bojkotimin e tyre. Kësaj klike të korruptuar të BDI-së i duhen me çdo kusht zgjedhje të parakohshme parlamentare, vetëm e vetëm që të formohet një Qeveri teknike sipas modelit të Përzhinës, ku Ministria e Brendshme t’i takojë “vëllait të madh” – LSDM-së, që ai ministër t’i zhdukë provat për krimet e tyre.

Lotët e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik. Prandaj, në vend që të përpiqen të manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve, le të përgjigjen: a është e mundur që Ljupço Kocevski dhe Islam Abazi, të cilët janë propozime të tyre, tani po udhëheqin “gjueti shtrigash”, apo me këto pamflete politike që i shpërndajnë, po shënojnë autogola?

May be an image of text that says "KUVENDI REPUBL SE MAQEDONISE SE VERIUT AL Propozim për emërimin e Prokurorit publik Republikës se Maqedonisë sẽ Veriut Statusi Mbyllur Tipi: Zgjedhjet, emërimin dhe shkarkimin e funksioneve publike dhe tjera Qeveria e Republikës sẽ Maqedonisë Iniciatori Veriore Procedura: :Procedurë e rregullt Numri arkivor 08-300/1 Institucioni autorizuar:- Data e marrjes 15.01.2024 Propozuesi i autorizuar :A-p ApTaH rpy6и Autoret Statusi A-p ApTaH rpy6и përfundimit Zgjedhur Data e përfundimit 13.02.2024 Shënim i përfundimit :CO6paHИeTo ro ИMEHyBAWE Лbyn4O KOUEBCKИ 3A JABEH O6BИHИTEЛ HA PEny6ЛИKA CEBEPHA MAKEAOHИrA"

May be an image of ticket stub and text

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm