E mërkurë, 29 Tetor, 2025
18.8 C
Skopje

Xavi Simons në bisedime me katër skuadra angleze

Xavi Simons është ende në treg dhe RB Leipzig synon ta shesë për një shumë sa më të lartë. Klubi gjerman kërkon të përfitojë maksimalisht nga transferimi i yllit të tij.

Edhe pse thashethemet për të janë qetësuar kohët e fundit, largimi i Simons mbetet një opsion real. Vëllai i tij dhe njëkohësisht agjenti, Faustino Simons, po zhvillon bisedime me disa klube të interesuara.

Sipas ‘Sport Bild’, interesimi kryesor vjen nga Anglia. Tottenham, Newcastle, Arsenal dhe Manchester United kanë kontaktuar kampin e lojtarit.Në të njëjtën kohë, edhe Barcelona mbetet në kontakt me përfaqësuesit e tij, megjithëse ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për mesfushorin.

RB Leipzig ka vendosur një çmim prej të paktën 70 milionë eurosh për kartonin e Simons, me shpresën për të siguruar një fitim të konsiderueshëm.

Kujtojmë se vetëm në janar, Leipzig pagoi 50 milionë euro te Paris Saint-Germain për ta transferuar përfundimisht 22-vjeçarin holandez.

Sezonin e kaluar, Xavi Simons ishte ndër më të mirët në skuadër, me 19 kontribute në gola në 33 ndeshje, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm