Teleskopi Hubble ka konstatuar zhdukjen e një ylli super masiv në largësi 22 milionë vit drite nga Toka. Kjo dukuri ka shkaktuar paqartësi tek shkencëtarët, të cilët thonë se një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur më parë dhe se kjo ndryshon në tërësi mënyrën me të cilën shpjegohet dukuria e vrimave të zeza. Ylli 25 herë më i madh se sa Dielli, e cila ndodhet në galaktikën tjetër më 2007 e kishte vërejtur qartë teleskopi Hubble, në mënyrë që në vitin 2015 ajo të zhdukej në tërësi. Astronomët menjëherë thanë se ylli ishte shndërruar në vrimë të zezë, por kjo ide e tyre ka një lëshim. Yjet e kësaj madhësie shpërthejnë aq fuqishëm sa që ndriçojnë gjithë galaktikën para se të bjerë në vrimën e zezë. Ylli kishte ndriçuar para se të zhdukej, por nuk ishte e mjaftueshme që të quhej supernova. Astronomët e quajnë “supernovë të dështuar”, pasi që ky është rasti i parë i zhdukjes në mënyrë të qetë të yllit të madh. Ai u shndërrua në vrimë të zezë dhe diçka e tillë mund të ndryshojë mënyrën e të menduarit të shkencëtarëve lidhur me atë se si zhduken, pasi që 30 për qind e yjeve pa u shpërthyer mund të krijojnë vrimën e zezë.