Ziadin Sela në Gradec të Vrapçishtit për të mbështetur Zulhajrat Demirin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me deputeten Ilire Dauti, përfaqësues dhe anëtarë të partisë, morën pjesë në shtabin e fitores së në Dobërdoll dhe Gradec.

Fryma e fitores së Zulit në Komunën e Vrapçishtit vërehet tanimë në çdo vendbanim, lagje e fshat, ku mbështetja dhe mobilizimi i vetë banorëve vërehej në fytyrat e gjithsecilit prej tyre që takuam.

Vrapçishti meriton ndryshim, qeverisje të drejtë dhe zhvillim.

“Komuna e Vrapçishtit po bëhet me një kryetar siç e meriton, njeri besnik e të fjalës, të punës dhe sukseseve. Fitorja e Zulit do të jetë sihariqi më i mirë fillimisht për vetë banorët e kësaj komune. Ata e njohin më së miri, sepse ata vetë e kërkuan dhe tani bashkë po punojnë me vendosmëri për këtë fitore. Si në çdo vendbanim tjetër, këtë frymë e ndjemë edhe sonte në Dobërdoll e Gradec.

Neve s’na ngelet gjë tjetër vetëm se ta mbështesim maksimalisht edhe këto ditë të mbetura e t’i urojmë ata dhe Zulin, për suksese të dielën dhe gjatë qeverisjes së drejtë që po vjen në këtë komunë!”, ka shkruar Ziadin Sela në postimin e tij pas takimit në shtabin e kandidatit, Zulhajrat Demiri në Dobërdoll dhe Gradec.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm