Zjarr i madh në Tetovë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë!

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit. (FD)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm