E mërkurë, 29 Tetor, 2025
7.8 C
Skopje

ZNAM emëron ministrin Goran Minçev për shef të Shtabit Zgjedhor

Në seancë të Këshillit qendror të Lëvizjes ZNAM për shef të Shtabit Qendror zgjedhor për zgjedhjet lokale është emëruar sekretari i përgjithshëm i partisë dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Siç informojnë nga Qendra për komunikim dhe analitikë të ZNAM-it, partia dje e formoi Shtabin zgjedhor qendror për zbatimin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe shefat e shtabeve rajonale në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore.

“Deri në fund të korrikut, do të emërohen të gjithë kryetarët e shtabeve komunale dhe partia praktikisht nga gushti do të transformohet në mënyrë shtabi të punës. Në seancën e Këshillit qendror u diskutuan aktivitetet, që i paraprijnë përgatitjeve për fillimin e fushatës zgjedhore, si dhe plotësimi i listave të kandidatëve për këshilltarë në të gjitha komunat ku Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë ka organizatat e saj komunale”, thuhet në kumtesën e partisë.

Nga partia thonë se janë dakorduar që Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë të vazhdojë me aktivitete në terren, si fazë e tretë të takimeve me anëtarët dhe mbështetësit në të gjitha qytetet dhe fshatrat në Maqedoni.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm