Mesfushori realit kërkon të rikthehet të luajë me Milan

Mesfushori spanjoll Brahim Diaz, që aktualisht luan me Real Madrid në La Liga, ka shprehur dëshirën të rikthehet te Milan, skuadër me të cilën luajti tri sezonet e fundit. 24-vjeçari ishte në huazim me kuqezinjtë, por këtë verë u rikthye në Madrid.

Por përgjatë këtij sezoni, deri më tani, Diaz është aktivizuar me pikatore nga trajneri Ancelotti dhe në total mezi ka grumbulluar 200 minuta në fushë (edhe 1 gola në kampionat). Shumë pak për një lojtar që ishte mësuar të luante si titullar me Milan.

Duke parë situatën, disa skuadra kanë shfaqur interes për të marrë mesfushorin, kryesisht Aston Villa në Angli. Por duket se lojtari ka të tjera plane dhe ka shfaqur dëshirën të rikthehet me kuqezinjtë, në një ambient që e njeh mirë.

Për momentin nuk ka asnjë lëvizje zyrtare nga ana e Milan, por nëse situata qëndron e tillë për Diaz ka gjasa që ai të lërë Real Madrid në janar. Kuqezinjtë presin të mësojnë diçka më shumë për situatën para se të veprojnë. Me Milan, Brahim Diaz realizoi 18 gola në 124 ndeshje zyrtare.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm