Fluminense fiton ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores

Fluminense ka fituar pas 120 minutash me rezultat 2-1 ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores.

Por në mesin e pjesës së dytë, argjentinasit arritën të barazonin në 1-1 me golin e shënuar nga Luis Advincula.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku goli i John Kennedyt në minutën e 99-të vendosi ndeshjen.

Pas kësaj Kennedy i Fluminenses dhe Fabra i Bocas u ndëshkuan me karton të kuq.

Fluminense e fitoi për herë të parë në histori të klubit trofeun më të çmuar në Amerikën Latine.

Kryeqyteti brazilian, Rio de Janiero, ishte në festë të madhe, pasi mbi 100 mijë tifozë argjentinas kishin arritur për ta parë finalen e madhe.

Shtoja kësaj edhe tifozët brazilian që ishin prezent, festa e futbollit ishte e madhe.

Në stadiumin Marcana kishte afërisht 80 mijë shikues brenda, ndërsa me mijëra kishin mbetur jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e brazilianëve, pasi German Cano shënoi për 1-0.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm