Costacurta: Calhanoglu lojtari më i mirë në Serie A

Mesfushori turk këtë edicion ka shkëlqyer ku në 13 ndeshje zyrtare ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Megjithatë ai është mjaftë i urryer nga tifozët e Milanit, pasi në vitin 2021 u largua si lojtar i lirë nga Rossonerët për t’iu bashkuar rivalëve lokal.

Por kjo gjë nuk i ka penguar legjendës së Milanit, Alessandro Costacurta që ka dhënë një deklaratë të guximshme, duke thënë se turku është futbollisti më i mirë për momentin në Serie A.

“Unë mendoj se nuk ishte rastësi që shënuan Calhanoglu dhe Lautaro. Të dy janë liderët e këtij Interi”.

“Turku ndoshta është futbollisti më i mirë i kampionatit. Hakan është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Costacurta për Sky Sport.

Kjo deklaratë e Costacurtas nuk është pritur fare mirë nga tifozët e Milanit që po bëhen tre vite vazhdimisht e ofendojnë Hakan Calhanoglun për tradhëtinë që i bëri duke kaluar te rivali lokal.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm