E mërkurë, 29 Tetor, 2025
18.8 C
Skopje

Mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut, në zonat malore borë

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale të shiut, ndërsa në zonat malore dhe në vendet më të larta me borë. Reshjet herë pas here do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore, ndërsa në zonat malore në mënyrë shtesë do të rritet shtresa e borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë

 

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 8 gradë.

Nga DPHM-ja informojnë se të premten dhe të shtunën do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina dhe reshje të dobëta të shiut lokal. Nga e diela dhe në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende të rrëmbyeshëme dhe më të bollshme, të përcjella me paraqiitje të bubullimës së rrallë. Të dielën do të fryjë erë e fortë deri në erë të fortë jugore (mbi 60 km/h).

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm