“Do të fitojmë 950 milionë euro, që janë pothuajse një miliard euro. Jam i bindur se do të jemi brenda rregullave të fair-play-t financiar për sa i përket buxhetit për pagat dhe transferimet. Këtë verë do të ketë ndryshime në ekipin tonë. Do të forcohemi sepse rivalët tanë do të bëjnë të njëjtën gjë pasi panë se kemi ekipin më të mirë”.
“Së pari do të rinovojmë kontratat e të gjithë lojtarëve që duam dhe më pas do të fillojmë të sjellim përforcime. Kemi rënë dakord për gjithçka me Lamine Yamal, ai tashmë e ka pranuar propozimin tonë. Po presim vetëm 13 korrikun, kur ai të mbushë 18 vjeç, në mënyrë që të mund të nënshkruajë”, tha Laporta për TV3.
Laporta u ndal edhe te çështja e Raphinhas dhe lojtarëve të tjerë që janë pjesë e planeve të afërta të klubit. Ai dha sinjale të qarta për qëndrimin e brazilianit, por edhe për rolin e lojtarëve me përvojë si Szczęsny.

“Negociatat me Inigo Martínez dhe Raphinha janë në fazat e fundit. Raphinha do të qëndrojë sepse dëshira është e ndërsjellë. Ai ndihet shumë i lidhur me projektin tonë”.
“Wojciech Szczesny gjithashtu do të qëndrojë. E sollëm për shkak të përvojës së tij dhe tani i kemi ofruar një kontratë të re. Shpresojmë që ai të qëndrojë. Verën e kaluar donim të sillnim Nico Williams, por tani po shohim lojtarë të tjerë”.
Erling Haaland? Asgjë në jetë nuk është e pamundur, por nuk po mendojmë për të tani sepse ai kohët e fundit e zgjati kontratën me Cityn”, tha Laporta.
Barcelona ka hyrë në një fazë të re ku, pas sukseseve të fituara në Spanjë, ambiciet janë të qarta: ruajtja e dominimit vendas dhe rikthimi në garën elitare evropiane.