Ai paralajmëroi se gjendja e likuiditetit të mijëra kompanive është përkeqësuar seriozisht, të cilat janë futur në krizë dhe po vonojnë me pagesën e rrogave.

“Rreth 12.000 kompani po vonojnë me pagesën e pagave. Mijëra kompani presin kthimin e TVSH-së, ndërsa në kohën tonë ajo shlyhej në të njëjtën ditë dhe orë kur duhej të ndodhte. Likuiditeti i kompanive dhe ekonomisë është dëmtuar rëndë, për shkak se shteti dhe komunat nuk i bëjnë pagesat me kohë”.

Në fjalën e tij, Filipçe theksoi se pushteti i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pensionistët.

“Sot doli në pah edhe një gënjeshtër tjetër, ajo për pensionistët – vetëm 1.000 denarë rritje. Mbi 97% e numrit të përgjithshëm të pensionistëve që tani marrin vetëm 1.000 denarë, sipas metodologjisë sonë duhej të merrnin 2.000 denarë”, tha Filipçe.