Tri “AAA” dhe sllogani i tradhtisë!

HISTORIA E VAZALITETIT të politikbërjes së BESËS nuk është historia e tre “shkronjave AAA”, por e tre kompromiseve – PËRSHTATJES, NËNSHTRIMIT DHE MBIJETESËS POLITIKE (TRADHTISË)

Nga Dr. Idriz ORANA

Një kohë mitingjet politike i filloni me Bismilah !

SLLOGANI I TRADHTISË: “AUTONOM, AUTOKTON, AUTENTIK”. Ishte sllogani me të cilin Lëvizja Besa kërkoi besimin e shqiptarëve në vitin 2016. Sot, pas një dekade, shtrohet pyetja: çfarë ka mbetur nga këto tri fjalë?

AUTONOM?
Një subjekt autonom nuk e ndërton rrugëtimin politik duke lëvizur nga një aleancë në tjetrën sipas interesave të momentit. Nga protestat e dikurshme, te koalicioni me LSDM-në, e deri te bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE-në, rruga politike e Besës dëshmon se autonomia e premtuar u zëvendësua me varësi politike dhe rehati pushteti. Por paradoksi më i madh qëndron diku tjetër.

MOS TË HARROJMË! Lëvizja Besa u formua dhe u ngrit në skenën politike pikërisht mbi një retorikë të ashpër kundër partive shqiptare të asaj kohe. Ato etiketonin partitë në pushtet si “paterica të VMRO-DPMNE-së”, dhe se VMRO-DPMNE-ja e paraqesnin si një parti me orientim shovinist, e antishqiptare dhe me ndikim të fortë pro-serb. Ky ishte boshti i propagandës mbi të cilin Besa kërkoi besimin e shqiptarëve.

Sot, të njëjtit njerëz jo vetëm që bashkëqeverisin me VMRO-DPMNE-në, por heshtin edhe përballë dokumenteve zyrtare.

Raporti i Bashkimit Evropian ka theksuar se politika dhe vendimmarrja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut se ndikohet nga Serbia. Përballë një vlerësimi të tillë, nuk u dëgjua asnjë reagim serioz apo prononcim nga ata që dikur e kishin ngritur gjithë identitetin e tyre politik mbi kundërshtimin e këtij ndikimi.

Ku janë sot “trimat” e dikurshëm? Pse nuk flasin? Pse nuk reagojnë?

Premtuan se do ta rikthenin krenarinë shqiptare, se do t’i zbardhnin rastet e montuara politikisht, vrasjet e pazbardhura dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Asnjë nga këto premtime nuk u bë prioritet i tyre. Prioritet u bë pushteti dhe vazaliteti.

AUTOKTON?
Një lëvizje autoktone mbështetet mbi identitetin, dinjitetin dhe kauzën e saj. Por kur ndryshojnë parimet sa herë ndryshojnë interesat politike, autoktonia mbetet vetëm një slogan elektoral. Kauza zëvendësohet me pazare politike.

AUTENTIK?
Autenticiteti KëRKON QẼNDRYESHMËRI. Nuk mund të quhesh autentik kur ndryshon partnerët, diskursin dhe bindjet aq shpesh, sa qytetarët nuk dinë më çfarë përfaqëson.

Nëse dje i akuzoje të tjerët se ishin “paterica të VMRO-së”, ndërsa sot je vetë partneri i saj politik, atëherë problemi nuk është te sloganet, por te besueshmëria.

NGA TRE “A” nẽ TRE “T”
Në fund, rezulton se motoja “Autonom, Autokton, Autentik” nuk ishte një program politik, por një slogan elektoral, mashtrim i Shqiptarẽve .

Për shumë shqiptarë, ajo që ndodhi më pas përfaqëson jo vetëm një ndryshim kursi politik, por një mashtrim ndaj besimit që iu dha në vitin 2016.

Ata që u ngritën mbi akuzat ndaj të tjerëve për afërsi me VMRO-DPMNE-në, sot janë bërë pjesë e të njëjtit pushtet dhe heshtin përballë zhvillimeve që dikur i konsideronin të papranueshme dhe tradhti kurse sot “komandandat” me komoditet jane në shtrat me VMRO-DPMNE.

Dikur premtuan AUTONOMI – sot shfaqin VARËSI. Dikur premtuan AUTENCITET – sot mbrojnë KOMPROMISE. Në fund, rezulton se motoja, Autonom, Autokton, Autentik” nuk ishte përshkrim i një rruge politike, por një sllogan elektoral, jo jo jo sot konstatime deshmojnë veprimet dalje në skenë ishte skenar i mirë përgatitur nga kuzhinat sllave për nevojat e tyre.

Më mirë thënë – atë kohë kishte rënë telefoni i kuq i shokut Titos: pionerë të dashur vendosni kapelat me 5 yjet dhe shaminë e kuqe në emër tê vllazrim-bashkimit dhe ta çrrënjosim identitetin kimbëtar në emër rutatjes së karakterit unitar të shtetit.

HISTORIA E VAZALITETIT të politikbërjes së BESËS nuk është historia e tre “shkronjave AAA”, por e tre kompromiseve – PËRSHTATJES, NËNSHTRIMIT DHE MBIJETESËS POLITIKE (TRADHTISË)

Dikur MOTO – sot IRONI!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm