Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, tre policë të plagosur, tetë të arrestuar

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur tre efektivë policie, si dhe u lëndua një protestues. Sakaq policia ka shoqëruar 8 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm