E mërkurë, 1 Tetor, 2025
17.8 C
Skopje

Ancelotti zbulon se cilën skuadër do ta drejtojë pas aventurës te Brazili

Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton një rikthim për një mandat të tretë në stolin e Real Madridit, pasi të përfundojë aventura e tij me kombëtaren e Brazilit.

Në një intervistë për L’Equipe, trajneri italian u shpreh: “Real Madridi është i vetmi ekip që do të pranoj të drejtoj pas Brazilit.”

Tekniku italian kujtoi edhe vështirësitë e sezonit të kaluar me Los Blancos, ku problemet e shumta me lëndimet e komplikuan rrugën drejt sukseseve të mëdha. “Sezoni i kaluar ishte i ndërlikuar. Nuk arritëm suksesin që dëshironim. Pësuam shumë lëndime në mbrojtje, ishte e vështirë të krijonim një ekip të fortë dhe të mbështesnim cilësinë sulmuese që kishim,” deklaroi ai.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm