E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Antony dhe Dani Ceballos do të transferohen të dy te ky ekip

Ekipi i Betis që drejtohet nga një trajner ekspert si Manuel Pellegrini po tenton të bëjë surprizën e verës duke siguruar transferimin e dy emrave të njohur. I pari ka dalë pikërisht nga ekipi i Betis, bëhet fjalë për Dani Ceballos. I dyti “rilindi” te Betis, pas huazimit në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nga Manchester United. E kemi fjalën për brazilianin Antony.

Rikthimi i Dani Ceballos shihet si një përparësi për të forcuar mesfushën. Edhe pse lojtari ende konsiderohet si i rëndësishëm për rotacionin e Xabi Alonso-s për sezonin e ri, të bardhët kërkojnë 30 milionë euro për shitjen e mesfushorit. Megjithatë, Betis është i bindur se do të sigurojë një huazim me mundësi blerjeje. Ceballos, një lojtar me përvojë, do të sillte kreativitet dhe ekuilibër në mesfushë. Ardhja e tij do ta plotësonte ekipin dhe do t’i jepte Pellegrinit më shumë mundësi taktike për të arritur objektivat për sezonin e ri.

Përsa i përket Antony, i cili shënoi 9 gola dhe dha 5 asiste me fanellën e Betis, transferimi i tij përfundimtar duket pak i vështirë për t’u realizuar, duke ditur shumën e majme që kërkon Manchester United. Vetë lojtari kërkon rikthimin përfundimtar te Betis dhe ka refuzuar ofertat e ardhur anga klubet e tjera.

Për t’i bërë të mundura këto dy marrëveshje, Betis tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë me largimin e lojtarëve si Jesus Rodriguez, i cili u transferua te Como, dhe Johnny Cardoso, i cili nënshkroi për Atletico Madrid. Këto shitje lirojnë hapësirën e pagave dhe i lejojnë klubit të përpiqet të mbyllë nënshkrimet e Dani Ceballos dhe Antony. Deri më tani, ekipi andaluzian ka njoftuar nënshkrimet e Rodrigo Riquelme, Nelson Deossa, Valentin Gómez, Natan dhe Junior Firpo, por stafi i trajnerëve beson se mbërritjet e brazilianit dhe spanjollit janë thelbësore për të arritur objektivin kryesor për sezonin e ri që është kualifikimi në Champions League. Po ashtu Betis, merr pjesë në grupet e Europa League dhe do provojë të shkojë sa më gjatë në këtë kompeticion.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm