Arrestohet një shtetas rus në Zveçan, u fut ilegalisht në Kosovë

Një shtetas i Rusisë, të premten, është ndaluar në fshatin Grizhan të Zveçanit pasi Policia e Kosova ka konstatuar se i njëjti ka hyrë në Kosovë nga rrugët ilegale.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Ndryshe dy shtetas kosovarë u arrestuan ditë më parë të dyshuar për veprën penale “spiunazh”.

Në bazë të raportimeve të mediave vendore, personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Prokuroria Speciale e Kosovës caktoi masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh në Serbi.

Besnik Berisha, avokat i Bedri Shabanit njërit prej të dyshuarve për spiunazh, njoftoi se klienti i tij është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë të Holandës në rastin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm