E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
8.8 C
Skopje

ASH-SELA: Të arrestohen edhe ata që dogjën flamurin shqiptar, VLEN-i vetëm një herë ta mbrojë barazinë

Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës kanë reaguar duke kërkuar nga MPB të zbulojë edhe autorët e djegies së flamurit shqiptarë. “I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të veprojë me urgjencë dhe ashtu siç veproi me zbulimin e autorëve të flamurit shtetëror, me të njëjtën urgjencë të veprojë edhe ndaj atyre që dogjën flamurin shqiptar. Nëse ky veprim do të mungojë atëherë do të sillet edhe një herë në pah se ligji dhe organet ligjzbatuese janë selektive në këtë shtet dhe se ato veprojnë vetëm kur duhet të ndëshkohen shqiptarët”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.

Ju bëjmë thirrje edhe humbësve në Qeveri, koalicionit VLEN, vijon më tej reagimi, të angazhohen një herë të vetme në favor të shqiptarëve, në mbrojtje të flamurit kombëtar dhe në sjelljen e drejtësisë dhe barazisë së qytetarëve në vend.

“Është skandaloz reagimi i tyre ku nga fillimi deri në fund nuk nuk guxojnë as të përmendin djegien e flamurit kombëtar shqiptar. A thua vallë reagimet ua shkruan dikush tjetër dhe ata vetëm i përkthejnë!? Sjellja e këtillë selektive e institucioneve vetëm ndaj një bashkësie etnike, duke toleruar e priviligjuar një bashkësi tjetër i shërben vetëm thellimit të hendekut ndëretnik, rritjes së mosbesimit të qytetarëve ndaj shtetit dhe diskriminimit institucional”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm