Ndërhyrja e klubeve saudite ishte ngjarja kryesore e merkatos së verës.
Dhjetëra kampionë, të cilët deri pak muaj më parë kërkoheshin për miliona euro nga klubet mëdha të futbollit europian, kanë vendosur të pranojnë ofertat e klubeve saudite, në kërkim të një përvojë të re profesionale, si dhe të lumtur nga shpërblimet e mëdha ekonomike të garantuar nga kontratat e pasura.
Julian Draxler i përket kategorisë së fundit, por në shtator ai nënshkroi jo për një klub saudit, por për skuadrën e Katarit Al-Ahli, duke i dhënë fund përvojës së tij të gjatë në PSG, e cila përfshiu edhe një huazim te Benfica në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
Ish-lojtari i Gjermanisë, i cili mbushi 30 vjeç në shtator, u bë menjëherë protagonist me fanellën e re, megjithatë eksperienca e tij jashtë Europës mund të jetë shumë e shkurtër.
Sipas asaj që raportohet nga Bild, në fakt, Draxler do të ishte gati të vlerësonte zgjedhjen klasike të zemrës, atë të kthimit te Schalke 04, klubi që e prezantoi në skenën e futbollit të madh.
Ky do të ishte vërtet një skenar i bujshëm, duke marrë parasysh kontratën e pasur të firmosur nga Draxler në Katar dhe krizën shumë të rëndë me të cilën përballet Schalke, që ndodhet në fund të renditjes në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
“Ende nuk kam hequr dorë nga ideja që të rikthehem për të luajtur për Schalke, – deklaroi Draxler disa javë më parë në Sky Sport Deutschland. – Këtë verë e kam menduar seriozisht…”.
I lindur në Gladbeck, Westphalia, Draxler u bë profesionist me Schalke, duke luajtur gjashtë sezone në një nivel të lartë, duke përfshirë gjysmëfinalen e Champions League të arritur në 2012 dhe raundin e 1/8-ave në 2014.
Një vit më vonë Wolfsburgut e bleu atë për 35 milionë euro, më pas në janar 2017 ai zbarkoi te Paris Saint-Germain, ku Julian fitoi shumë në pesë sezone e gjysmë, por pa fituar kurrë një vend si titullar i përhershëm në ekip.
Draxler gjithashtu foli për Sky për lamtumirën e tij nga klubi francez: “Në verë e kuptova menjëherë pas fillimit të përgatitjes se koha ime atje kishte mbaruar dhe se ata nuk më donin më. Ata kishin vendosur tashmë gjithçka, më bënë të stërvitem me ekipin e dytë”.