E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Boston dhe Oklahoma sigurojnë fazën play off, James Harden shkëlqen me 50 pikë

Skuadra e Cleveland korri sot fitoren e 12-të radhazi, duke mundur 112-107 Miami. 40 pikët e realizuara nga lojtarët e stolit ishin vendimtare për Cavaliers, që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Boston fitoi 128-118 ndaj Portland dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën play off. Derrick White me 41 pikë ishte lider për Celtics. Fiton edhe skuadra e Denver, që mposhti 116-110 Sacramento, sfidë ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë ekipi i Oklahoma, që mundi 120-103 Memphis jashtë fushe, duke u kualifikuar në play off. Sërish protagonist Alexander Shai, që realizoi 41 pikë.

Nuk zhgënjen ekipi i Milwaukee, që mundi 137-107 Dallas, ndeshje ku Lillard realizoi 34 pikë e Antetokounmpo 32 pikë. Fitore të rëndësishme për renditje korri skuadra e Clippers, që falë 50 pikëve të James Harden mundi 123-115 Detroit.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Portland, 128-118

Charlotte – Minnesota, 110-125

Cleveland – Miami, 112-107

Washington – Utah Jazz, 125-122

Milwaukee – Dallas, 137-107

Denver – Sacramento, 116-110

Memphis – Oklahoma, 103-120

Clippers – Detroit, 123-115

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm