E premte, 7 Shkurt, 2025
8.8 C
Skopje

Cleveland bën detyrën ndaj Atlanta

Cleveland vijon të komandojë renditjen e NBA-së pas fitores 137-115 ndaj Atlanta korrur sot. 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë, ku dyshja Garland-Mitchell së bashku realizoi 50 pikë.

Pa probleme fiton jashtë fushe ekipi i Lakers, që mundi 134-96 Washington. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 10 pikë, ku spikati LeBron James me 24 pikë e 11 asist.

Fitore në sekondën e fundit për Memphis, që mundi 120-119 Houston, ndeshje ku u dallua Desmond Bane me 24 pikë e 12 rebound. Skuadra e Portland, falë Scoot Henderson (23 pikë), mundi 119-90 Orlando.

NBA-Rezultatet

Cleveland – Atlanta, 137-115

Washington – Lakers, 96-134

Utah Jazz – Minnesota, 113-138

Memphis – Houston, 120-119

Portland – Orlando, 119-90

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm