E enjte, 9 Tetor, 2025
12.8 C
Skopje

Deputetja Saliu distancohet nga votimi i Qeverisë kundër rezolutës palestineze

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu, ka reaguar për votimin e Maqedonisë së Veriut në OKB kundër rezolutës për palestinezët

 

Ajo thotë se veprimi i till është zhgënjyes dhe shpërfill të drejtën e vetëvendosjes për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.

“Votimi i Maqedonisë së Veriut në Mars të këtij viti kundër rezolutës së OKB-së për të drejtat e palestinezëve është zhgënjyes. Duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit. UNË si DEPUTETE e Kuvendit të RMV distancohem nga një vendim i tillë i RMV për mbështetjen e gjenocidit, votimin kundër e shohë si shqetësim serioz në qëndrimin e vendit tonë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut
Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë dhe të rishqyrtojë pozicionin e saj”, ka shkruar deputetja Saliu.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm