Cak i sulmit të armatosur sot në Haraçinë ka qenë kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka konfirmuar për portalin Kurir se nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur shoferi i tij, i cili momentalisht i është nënshkruar ndërhyrjes kirurgjike në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Ndërkohë që 39-vjeçari Eshtref S., i plagosur gjithashtu, po kurohet në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
Haraçina vazhdon të jetë e bllokuar nga patrulla të shumta policore, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit të incidentit të armatosur, i njohur tashmë për policinë. (koha.mk)




