Qeveria e SHBA-së për herë të parë pas shtatë vjetëve është bllokuar pasi demokratët dhe republikanët nuk janë marrë vesh për mbrojtjen shëndetësore.
“Për” propozimin e demokratëve për financim të Qeverisë votuan 47 senatorë, ndërsa 53 ishin “kundër”. Përderisa “për” propozimi republikan mori 55 vota, pesë më pak se 60 të nevojshme që të shmanget bllokada e Qeverisë.
Bllokada më e gjatë prej pesë javëve në historinë e SHBA-së ndodhi në fund të vitit 2018 dhe fillimit të vitit 2019, gjatë kohës së mandatit të parë të presidentit Donald Tramp.
Shërbimet siç janë zbatimi i rregullave emigruese, kontrolli i komunikacionit ajror, operacionet ushtarake dhe sigurimi social nuk do të ndërpriten. Por, qindra mijëra punëtorë federalë vendet e punës të të cilëve nuk konsiderohen si kritike për sigurinë mund të dërgohen në pushim të detyrueshëm ose të largohen nga puna.