Nëse finalja e French Open 2025 do të ishte një vijë ndarëse mes jetës dhe vdekjes, sportdashësit zbuluan për pesë orë e gjysmë kuptimin e përjetësisë
Carlos Alcaraz tregoi edhe kësaj radhe se mbetet i paluajtshëm, duke mposhtur numrin një në botë Jannik Sinner, për të mbrojtur në këtë mënyrë titullin e tij në Paris.
Statistikisht ishte finalja e parë që u vendos përmes një tie-break që nga US Open i vitit 2020.
Por ndeshja e 8 qershorit do të mbahet mend si një nga finalet e mëdha të meshkujve në historinë e Grand Slam.
Alcaraz u rikthye nga dy sete disavantazh për të triumfuar ndaj Sinner, 4-6, 6-7, 6-4, 7-6, 7-6 në një maratonë të mundimshme dhe tejet dramatike.
Ky është titulli i dytë i Alcaraz në French Open, njëkohësisht ndeshja më e gjatë vendimtare në historinë e kësaj gare.
Por një statistikë vlen më shumë se gjithë të tjerat.
Rafael Nadal fitoi trofeun e tij të pestë Grand Slam kur ishte 22 vjeç, 1 muaj e tre ditë (Wimbledon 2008).
Sot, Alcaraz fitoi trofeun e tij të pestë Grand Slam në moshën 22 vjeç, 1 muaj e tre ditë (French Open 2025).