E mërkurë, 29 Tetor, 2025
14.8 C
Skopje

Fushata për zgjedhjet lokale të vitit 2025 po hyn në javën e saj të fundit

Një javë para Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’ua prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin.

Duke filluar nga ora 12:00, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të mbajë konferencë për shtyp në selinë e tij zgjedhore në sheshin Skënderbeu.

Konferencë për shtyp në selinë e BDI-së në Shkup do të mbajë sot në mesditë nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ku do të flasin edhe kandidati për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, dhe kandidati për kryetar të Jegunovcës, Nasir Abazi.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Çuçer-Sandevë, Shën Nikollë dhe Shtip, ndërsa LSDM ka paralajmëruar aktivitete në Novosellë, Bosilovë, Vasilevë, Radovish dhe Strumicë.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, do të mbajë  konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 10:30 në selinë e tij përballë “Trend” në qendër të Shkupit.

Kaja Shukova – kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit nga LSDM dhe Koalicioni, do të japë një deklaratë për mediat në Parkun e Qytetit pranë Kermezit në orën 11:30.

Fushata përfundon zyrtarisht më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor. Raundi i dytë është planifikuar për 2 nëntor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm