Greqia gati blerjen e avionëve të gjeneratës së pestë F-35, kostoja 3.5 mld euro

Teksa në botë vijojnë të mbeten të hapura shumë pika tensionesh, Greqia ka vendosur të investojë në sigurinë e vendit duke nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin për blerjen e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35. Lajmi është konfirmuar nga ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias.

Forcat Ajrore Helenike do të blejnë fillimisht 20 avionë luftarakë F-35 me një kosto totale prej 3.47 miliardë euro. Dërgesat janë planifikuar të fillojnë në vitin 2028, me katër avionët e parë të mbetur në SHBA deri në vitin 2030 për qëllime trajnimi.

Dërgesat përfundimtare pritet të përfundojnë në vitin 2033. F-35 janë avionë luftarakë që përfshijnë arritjet më moderne teknologjike, duke kaluar pa u vënë re nga radarët.

“Ne po ndërtojmë një forcë të fuqishme ushtarake duke blerë avionin luftarak më të avancuar në botë”, – tha Nikos Dendias, Ministri grek i Mbrojtjes greke.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm